Politika e Kthimeve dhe Rimbursimeve
Te ZOJZ, synimi ynë është që çdo klient të jetë plotësisht i kënaqur me blerjen e tij. Megjithatë, nëse për ndonjë arsye dëshironi të bëni kthim ose kërkoni rimbursim, ju lutemi lexoni me kujdes kushtet më poshtë.
1. Afati i Kthimit
Kthimet pranohen brenda 14 ditëve nga data e pranimit të porosisë.
2. Kushtet e Kthimit
Produkti duhet të jetë i papërdorur, i padëmtuar dhe në paketimin origjinal.
Kthimi duhet të shoqërohet me faturë ose numrin e porosisë.
Produktet që janë instaluar, modifikuar ose kanë pësuar dëmtime fizike nuk pranohen për kthim.
3. Transporti i Kthimit
Klienti është përgjegjës për shpenzimet e dërgesës gjatë kthimit të produktit.
Kosovë: minimum 2 €
Shqipëri dhe Maqedoni e Veriut: minimum 5 €
Kostoja përfundimtare mund të varet nga madhësia dhe pesha e produktit.
Produktet mund të kthehen gjithashtu drejtëpërdrejt në zyrën tonë në Bedri Berisha, Prishtinë.
Në rast të defekteve të mbuluara nga garancia, transporti për ndërrim ose riparim mund të mbulohet nga ZOJZ.
4. Rimbursimi ose Zëvendësimi
Pas verifikimit të produktit të kthyer, ZOJZ do të ofrojë:
Rimbursim në mënyrën origjinale të pagesës, ose
Zëvendësim të produktit me një të ri (nëse preferohet nga klienti).
Procesimi i rimbursimit ose zëvendësimit zakonisht bëhet brenda 2–3 ditëve pune.
5. Produkte që Nuk Mund të Kthehen
Produkte me shenja përdorimi, dëmtimi fizik ose ekspozim ndaj ujit.
Produkte pa paketimin origjinal ose pa dëshmi blerjeje.
Produkte të blera në oferta sezonale ose zbritje speciale, përveç në rast defekti prodhimi.
6. Si të Kryeni Kthimin
Kontaktoni ekipin tonë përmes emailit, telefonit ose rrjeteve sociale.
Jepni numrin e porosisë ose faturën.
Prisni konfirmimin dhe udhëzimet për kthim.
Dërgoni produktin në zyrën tonë në Bedri Berisha, Prishtinë, ose përmes një kompanie transporti sipas udhëzimeve.
Nëse keni ndonjë pyetje shtesë rreth kthimeve ose rimbursimeve, ekipi ynë i mbështetjes është gjithmonë i gatshëm t’ju ndihmojë.
Ky dokument është përditësuar së fundmi më: 30 Tetor 2025.
📞 Kontaktoni ZOJZ
📍 Bedri Berisha, Prishtinë
📧 support@zojz.store