📣 Mbështetu tek ne. Dërgesa 100% të sigurta, në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni.

Politika e Dërgesës

Kjo politikë përcakton kushtet dhe rregullat për dërgesat eprodukteve të blera nga ZOJZ, operuar nga NZG Group SHPK.

1. Zona e Dërgesës

ZOJZ ofron dërgesa në këto vende:

  • Kosovë

  • Shqipëri

  • Maqedoni e Veriut

2. Koha e Përpunimit dhe Dërgesës

  • Porositë përpunohen brenda 1–2 ditëve pune pas konfirmimit të pagesës ose verifikimit të porosisë.

  • Koha e dërgesës zakonisht është:

    • 1–3 ditë pune brenda Kosovës

    • 3–7 ditë pune për Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut

Në raste të rralla, mund të ketë vonesa për shkak të kushteve të motit, problemeve logjistike ose festave publike.

3. Kosto e Transportit

  • ZOJZ ofron transport falas për çdo produkt, përveç paneleve ndriçuese, për të cilat aplikohet tarifë transporti sipas madhësisë dhe destinacionit.

  • Kostoja e transportit për panelet shfaqet qartë gjatë procesit të porosisë, përpara finalizimit të pagesës.

4. Metodat e Pagesës

ZOJZ pranon metodat e mëposhtme të pagesës:

  • Pagesë në dorëzim (Cash on Delivery)

  • Pagesë me kartë bankare (online)

  • Transfer bankar direkt

5. Kujdesi Gjatë Transportit

Të gjitha produktet kontrollohen dhe paketohen me kujdes për të siguruar që mbërrijnë në gjendje perfekte.

Nëse paketa arrin e dëmtuar, klienti duhet të njoftojë menjëherë ekipin e mbështetjes së ZOJZ me foto të dëmtimit brenda 24 orëve nga marrja e porosisë.

6. Vonesat ose Dështimet në Dërgesë

ZOJZ nuk mban përgjegjësi për vonesat e shkaktuara nga kompani transporti ose faktorë jashtë kontrollit tonë (si moti apo pengesat doganore). Megjithatë, ekipi ynë do të ndihmojë në çdo rast për zgjidhjen e situatës.

7. Ndryshimi i Adresës

Nëse adresa e dërgesës është e pasaktë ose duhet ndryshuar, klienti duhet të kontaktojë ZOJZ sa më shpejt të jetë e mundur përpara se porosia të dërgohet.


Lidhur me Kthimet dhe Rimbursimet

Për më shumë detaje mbi procesin e kthimeve dhe rimbursimeve, ju lutemi referojuni Politikës së Kthimit & Rimbursimit.


Mbyll
Produktet në shportë (0)

S’ka produkte në shportë. S’ka produkte në shportë.