📣 Mbështetu tek ne. Dërgesa 100% të sigurta, në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni.

Politika e Privatësisë

Përditësuar më: 24 Tetor 2025

1. Hyrje

Mirë se vini në ZOJZ, një markë në pronësi të NZG Group SHPK.

Privatësia juaj është me rëndësi për ne. Kjo politikë shpjegon se si mbledhim, përdorim dhe mbrojmë të dhënat tuaja personale kur vizitoni faqen tonë al.zojz.store ose përdorni shërbimet tona.


2. Të dhënat që mbledhim

Ne mund të mbledhim të dhëna personale përfshirë:

  • Emrin dhe Mbiemrin

  • Emrin e biznesit dhe numrin unik të biznesit

  • Adresën e emailit dhe numrin e telefonit

  • Adresën e dërgesës

  • Adresën IP dhe informacionin nga cookies


3. Si i mbledhim të dhënat

Të dhënat mblidhen përmes:

  • Formave të abonimit dhe kontakteve në faqe

  • Procesit të porosisë (checkout)

  • Cookies dhe teknologjive të ngjashme

  • Mjeteve të palëve të treta si Google Analytics dhe Meta Pixel


4. Si i përdorim të dhënat

Të dhënat tuaja përdoren për qëllime si:

  • Përpunimi i porosive dhe dërgesave

  • Dërgimi i njoftimeve dhe email-eve promovuese (me pëlqimin tuaj)

  • Përdorimi i të dhënave për reklama në Google dhe Meta (Facebook, Instagram)

  • Analiza për përmirësimin e faqes sonë dhe përvojës së përdoruesit


5. Shpërndarja e të dhënave

Ne ndajmë të dhënat vetëm me:

  • Kompanitë e transportit për dorëzimin e produkteve

  • Platformat e reklamimit dhe analitikës si Google dhe Meta

  • Palë të tjera të autorizuara që na ndihmojnë në funksionimin e faqes dhe shërbimeve tona

Të gjitha palët e treta janë të detyruara të respektojnë privatësinë dhe të përpunojnë të dhënat në mënyrë të sigurt.


6. Cookies dhe teknologji të ngjashme

Ne përdorim cookies për të:

  • Përmirësuar përvojën e përdoruesit

  • Kuptuar mënyrën si përdoruesit ndërveprojnë me faqen

  • Shfaqur reklama të personalizuara

Mund të ndryshoni cilësimet e cookies në çdo kohë përmes shfletuesit tuaj.


7. Siguria e të dhënave

Ne zbatojmë masa sigurie si:

  • Përdorimi i serverëve të sigurt dhe enkriptimit të të dhënave

  • Qasje e kufizuar në informacionin personal vetëm për personelin e autorizuar

  • Ruajtja e të dhënave vetëm për aq kohë sa është e nevojshme për qëllimet e përmendura më sipër


8. Të drejtat e përdoruesit

Ju keni të drejtë të:

  • Kërkoni qasje në të dhënat tuaja personale

  • Kërkoni fshirjen e tyre nga sistemi ynë

  • Zgjidhni të mos merrni më email-e promovuese

Për të ushtruar këto të drejta, na kontaktoni në:

📩 support@zojz.store


9. Përditësimet e politikës

Kjo politikë mund të përditësohet herë pas here.

Përdoruesit do të njoftohen për çdo ndryshim përmes email-it ose njoftimeve në faqe.


10. Të dhënat e kontaktit

ZOJZ Store
NZG Group SHPK
📍 Adresë: Bedri Berisha, Prishtinë, Kosovë
📞 +383 49 991 556
📧 support@zojz.store
🌐 al.zojz.store

Mbyll
Produktet në shportë (0)

S’ka produkte në shportë. S’ka produkte në shportë.